Djegia e “Audit” në Shkodër, pronari s’jep emra: Kam pasur debate të vogla me disa persona

AKTUALITET


Detaje të tjera janë zbardhur nga djegia e një automjeti tip “Audi” në Shkodër.

Nga kamerat e sigurisë shihet një person që afrohet në vendngjarje me motor dhe hedh një shishe me benzinë Molotov drejt mjetit.


Shtetasi Bledar Freskina, pronar i “Audi”-it, rezulton të ketë në pronësi dhe një lokal në Shkodër. Ai ka deklaruar për policinë se nuk e ka idenë se kush janë autorët e vendosjes se molotovit, ndërsa është shprehur se ka patur disa debate të vogla me disa persona, por nuk ka dhënë emra konkret duke thënë se nuk ka dyshime.

“Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat”, njoftoi policia.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një automjet që dyshohet se ishte djegur me lëndë plasëse, ju informojmë se:

Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet e tjera hetimore në vendngjarje, rezultoi se në automjet nuk është hedhur lënde plasëse, por është hedhur lëndë djegëse.

Vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit”, bëri me dije policia në një njoftim të dytë.




Skip to toolbar