Kryeministri Rama i ka cilësuar si pamje të egra dhe dëshpëruese, sulmet e militantëve të PD-së ndaj KZAZ-së në shkollën “Ndre Mjeda”. Kjo pamje e shëmtuar antikombëtare tha Rama do të marrë fund më 30 qershor, pa harruar se dhunuesit do të marrin ndëshkimin kryesor.
‘Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurt me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë . Ndëshkimi do jetë shembullor. As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara.”
Sulmet ndaj KZAZ numër 6 në Bushat të Vaut të Dejës, treguan se opozita do të bëjë gjithçka për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve. Skenari ishte i njëjtë më atë që ndodhi në KZAZ në Shkodër. Të enjten në mbrëmje në Vaun e Dejës një tjetër shkollë përfundoi e djegur nga molotovët e militantëve të opozitës.