Digjet KZAZ-ja në Bushat, plagosen tre policë

AKTUALITET


Disa militantë i kanë vënë zjarrin shkollës profesionale “Ndre Mjeda” në Vaun e Dejës, ku ndodhet KZAZ numër 6. Ngjarja ka ndodhur në Bushat, ku militantë të PD kanë sulmuar me molotov.

Forca zjarrfikëse kanë shuar zjarrin, që ka dëmtuar një pjesë të materialeve zgjedhore. Militantët kanë djegur disa kuti të votimit në KZAZ-në e Bushatit në Vaun e Dejës  duke dënuar materialet zgjedhore, për pengimin  e zgjedhjeve të 30 qershorit.


Militantët janë mbledhur rreth orës 20:00, ndërsa kanë gjuajtur me bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau i Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë, të përfshire në ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çështjen dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.

Lleshaj: Skizofreni politike e PD , do mbani përgjegjësi

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e cilësoi sulmin e PS si skizofreni dhe që përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov.  Ligji do të veprojë!” – shkruan Lleshaj

Edhe në Tiranë, militantët e PD, me në krye ish-deputetin , Klevis Balliu janë mbledhur mbrëmjen e të enjtes pranë KZAZ të vendosur në shkollën ‘Betim Muço’, në zonën e Kombinatit.

Militantët kanë tentuar të hyjnë brenda shkollës duke tentuar të çajnë kordonin e policisë, por nuk kanë mundur. Militantët e opozitës kanë protestuar për disa minuta dhe më pas janë larguar.




Skip to toolbar