Do diskutohej për objektin e komisioneve hetimore, shtyhet Konferenca e Kryetarëve

Më të fundit


Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, që ishte caktuar të zhvillohej këtë të mërkurë (13 mars) në orën 13:30 është shtyrë.

Në mbledhjen e sotme do të diskutohej për objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mes PS-së dhe Rithemelimit ditën e djeshme, ndërsa nuk dihen ende arsyet e shtyrjes.

“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, Ju njoftojmë se: Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e njoftuar për sot shtyhet për një ditë tjetër. Konsultimet vijojnë”, thuhet në njoftim.

Mazhoranca dhe grupi i Rithemelimit gjetën dakordësinë parimisht të martën (12 mars) lidhur me kthimin në normalitet të jetës parlamentare dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, ajo për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe komisioni hetimor për koncesionet e dhëna në Shëndetësi.



Skip to toolbar