Do lirohen gjykatës? Ndreca: Amendimi i Bardhit përjashton subjektet e posaçme. Dy gjyqtarët nuk lirohen, përfitojnë ulje dënimi

Më të fundit


Deputeti Plarent Ndreca, i ftuar në emisionin “Real Story” foli për amnistinë penale, e cila u miratua me 110 vota pro mbrëmjen e së enjtes në Kuvend.

Duke u ndalur te amendamenti i Enkelejd Alibeajt, deputeti u shpreh se se nuk mund të ketë amnisti penale me data, për të liruar disa protestues dhe disa të tjerë jo.

“Amnistia kërkon disa kritere objektive por në fund të ditës për sa kohë ligji e ka përcaktuar me shumicë të cilësuar, je i detyruar për shkak të shumicës së cilësuar të ulesh me opozitën por në çdo rast duke respektuar standarte të caktuarta. Ne në fakt edhe në komisionin e ligjeve tentoi dhe mori në konsideratë një pjesë të madhe të propozimeve të Alibeajt për protestuesit por kishte një problematikë që nuk mund të kemi amnisti me data, që të falim një pjesë të protestuesve nga kjo datë në këtë datë dhe pjesën tjetër jo. Nga ana tjetër, në komisionin e ligjeve kërkuam që të ketyë standartizim të këtij procesi, por mesa duket Alibeaj u tërhoq në momentet e fundit për arsye politike.”, tha deputeti.

I pyetur edhe për deklaratën e Gazment Bardhit në Kuvend, i cili la të kuptohej se mund të lirohen edhe gjyqtarë, Ndreca tha se nuk lirohen por përfitojnë ulje dënimi.

“Amendimi që ka sjellë Bardhi ka përjashtuar subjektet që hetohen nga SPAK dhe bëhet fjalë për nenin 5, për ata të dënuar që ka vendim të formës së prerë. Edhe Bardhi e përmendi se ka vetëm 9, përmendi edhe gjykatës, që janë subjekte të posaçme. Nuk përfitojnë sepse janë subjekte të posacme, të cilët janë të përjashtuar në nenin 5. Edhe në hetimin penal, janë të përjashtuar subjektet e posacme se nuk ka asnjë vepër penale që hetohet nga SPAK dhe që dënohet deri në dy vite burg. Dy gjyqtarët nuk janë subjekte të posacme, gjyqtarët të gjykatës së lartë nuk janë subjekte të psoacme. Nuk e di për kë e kishte fjalën. Përfitojnë ulje dënimi 1.5 meshkujt dhe dy gratë. Askush nuk lirohet por përfitojnë ulje. Bëhet fjalë jo për subjekte të posacme pra jo për zyrtarë të lartë.”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar