“Do shkundet thesi i krimeve në 3 dekada”, Çupi: SPAK do të dërgojë në hetim, zyrtarë të shtetit

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi foli edhe për deklaratën e djeshme të kryeministri Edi Rama në lidhje me zyrtarët që abuzojnë me detyrën dhe SPAK-un.

Çupi tha se pritet që SPAK të shkundë të gjithë thesin e këtyre 3 dekadave, ndërsa për herë të parë në Shqipëri po hetohen zyrtarë të shtetit. Ai shtoi se SPAK është bërë një instrument i rëndësishëm i sovranitetit, gjë që e bën shtetit më të fortë.


Analisti tha se tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen “Beleri” vijnë pikërisht sepse Greqia mendon se ne ende nuk kemi drejtësi.

“E kam parë me vëmendje këtë pjesë të fjalimit të kryeministrit. Kam kuptuar një gjë më tepër se kjo që shtrohet. E kam parë duke biseduar për strukturën e shtetit. E kam parë në syrin e një burrë shteti që ka përballë një botë më të gjerë  se ministrat e tij.

Hera e parë që SPAK do të dërgojë në hetim, zyrtarë të shtetit. Pritet që të shkundet i gjithë thesi i krimit që ka ndodhur në tre dekada. Ajo më bën me optimist është se drejtësia, konkretisht SPAK, po shikohet si element i sovranitetin tonë.

Shteti pa ligj, është një shtet që e merr era. Është shtet që mund të shatntazhohet nga kriminelët e brendshëm dhe nga çfarëdo trafiku dhe e keqe. Ne po pranojmë, me një lloj optimizmi, se drejtësi në Shqipëri do të vendoset si për individin ashtu dhe për shtetin. Besoj se do bëhet.

Ne kemi nëpër duar, problemin e Himarës. Pse nuk na kuptojnë grekët? Sepse ato e njohin Shqipërinë ndryshe në lidhje me drejtësinë. Merret për hunde një shtet që nuk ka ligje.

Nëse nuk do të ishte ndërtuar, atëherë ne do të ishim në rrezik. Ne po pranojmë me optimizëm që drejtësia në Shqipëri do të vendosë për shtetin dhe individin” tha Çupi në studion e “Tirana Live”.




Skip to toolbar