“Do të ketë viktima. Kujdes”. Kështu ka thënë telefonuesi anonim dhe ka ngritur në këmbë gjithë Athinën. Sipas medieve greke, alarmi për bombë është dhënë rreth orës 08:08 të mëngjesit të sotëm, duke paralajmëruar se lënda shpërthyese ishte vendosur “brenda dhe jashtë Parlamentit”.
Menjëherë pas njoftimit, policia ka ndërhyrë duke bërë mbylljen e Parlamentit dhe rrethimin e zonës përreth tij.
Ndërkohë, ekspertët për deponimin e bombave janë dërguar në vendin e ngjarjes.