Javën e çeljes së fushatës elektorale, doktori e nisi me udhëtim jashtë shtetit, për të përgatitur ndërkombëtarët për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit. Ai iu kërkoi ndihmë të djathtëve europianë në Këshillin e Europës në Strasburg, pasi Rama i ka marrë masat për mandatin e katërt.
“Regjimi i merr mandatet opozitës. Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama, vendosi të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës. Ai arrestoi kryetarin e Partisë Demokratike, vendosi në arrest shtëpie për 330 ditë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me akuza të rreme pas një hetimi që zgjati katër vjet. Në një diktaturë, nuk ke asnjë opsion tjetër. Por çfarëdo ndihme që mund të japë ky institucion, ne jemi shumë mirënjohës.”
Audiencën ndërkombëtare, Berisha e shfrytëzoi për të sulmuar edhe SPAK, për planin e tij për ta zhbërë.
“Në Shqipëri, krimi elektoral është amnistuar.Drejtësia politike e kontrolluar nga Edi Rama nuk merret me këtë krim.Kështu që këto zgjedhje janë një proces me një makinerie të madhe blerjesh votash dhe një makineri të madhe frike që kontrollon vullnetin e popullit. Ai nuk respekton asnjë ligj të Kodit Elektoral.”
Por ndërsa zyra e shtypit të PD u përpoq të theksonte se Berisha ka një axhendë kryeministrore. Kjo e doktorit duket më shumë axhendë greke.
Në një audiencë të vëmendshme greke, me shoqërues Vangjel Dulen dhe pritësin Fredi Beleri, doktori u kujdes të premtonte se respekton të drejtat e grekëve në Shqipëri.
“Beleri refuzoi të bëhet kandidat i Edi Ramës. Ai tha: jo, nuk jam i majtë. Dhe më pas, në mënyrën më të shëmtuar, ai organizoi një kurth si dikur Sigurimi i Shtetit, dhe e arrestoi në mesnatë,një ditë përpara zgjedhjeve. Kështu ështu që ne respektojmë plotësisht konventën e të drejtave të minoritetit dhe kartën europiane të të drejtave të njeriut.”
Në krye të axhdenës 1-ditore në Strasburg, Berisha ka dy takime me politikanë grekë, motrën e kryeministrit Mitsotakis, Dora Bakojanis, një njohje e vjetër e doktorit, si firmëtare e marrëveshjes së detit, dhe Thedhoros Rusopulos.
Ndërsa kreu i grupit të PPE në Asamblenë e Këshillit të Europës, pasi dëgjoi gjithë ankesat e doktorit, i uroi suksese dhe i premtoi se më 11 maj do të dërgojë një delegacion, vetëm për të mbikqyrur zgjedhjet.