Dokumentari i RAI 3/ Minxhozi: Italia mbetet aleate e Shqipërisë. Zheji: Nëse ka pasur një urdhër politik…

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi thotë se pavarësisht dokumentarit të shfaqur në RAI 3 për marrëveshjen për emigrantët me Italinë, vendi fqinj është vend aleat dhe mik i Shqipërisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se nëse Greqia do të kishte kërkuar të njëjtën gjë si Italia për emigrantët, në vend do të kishte reagim.


Ndërsa analisti Artur Zheji deklaroi se nëse dokumentari në RAI 3 është shfaqur me urdhër politik, Partia Socialiste do duhet të intensifikojë marrëdhëniet me partitë e majta italiane.

Skënder Minxhozi: Krahasimi me Greqinë, ke shumë të drejtë që e solle. Është krahasimi me rastin kur, Edi Rama në këtë vend, ka armike, kundërshtare, si median ashtu edhe qeverinë. Rasti me Italinë ndryshon. Këtu ka një emision që e pickon fort, por faktikisht qeverinë qendrore në Romë, mund ta quajmë aleate dhe mike. Këtu futet në mes edhe çështja e disponimit popullor ndaj dy vendeve, le ta themi hapur. Nëse do të vinte qeveria greke për të ngritur një bazë diku nga Vlora për refugjatët e vet, a do të kishte më shumë reagim sesa tani që vjen Italia dhe në Gjadër bën një bazë tjetër refugjatësh? Absolutisht, biem dakord. E gjithë Shqipëria do të reagonte në një rast të tillë. Këto janë vendime që impaktojnë, mund ta bënte Greqia në jug.

Artur Zheji: Unë mendoj që, këmbëngul edhe një herë, Partia Socialiste në piarin e saj ndërkombëtar, nuk duhet ta lërë në gjumë apo të zërë pluhur marrëdhëniet me partitë e majta italiane. Kur flasim për një urdhër politik në RAI 3, në qoftë se një urdhër politik ka pasur, mendoj që ka ardhur nga partia, sepse ata nuk janë në pushtet.




Skip to toolbar