“Akuza e Bardhit ndaj Olsi Ramës, fushatë për RAI 3” / Zheji: S’kishte asgjë të re, rihapja e çështjes përkon me kohën kur po xhirohej dokumentari

Më të fundit


Analisti Artur Zheji hedh dyshime se rikthimi në vëmendje i akuzave ndaj Olsi Ramës është një strategji e opozitës që lidhet me dokumentarin e RAI 3.

Në emisionin “Real Story”, analisti u shpreh se përmendja e padisë nga Gazmend Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit përkon me kohën kur televizioni italian po xhironte dokumentarin.


“Dyshoj se ajo ka qenë një fushatë për t’u xhiruar nga RAI 3. Vetëm që t’i thotë dhe përligji gazetarit të RAI 3 se shiko kjo është kauza e opozitës. Na bëri habi se si ka mundësi të rihapej një dosje me premtimin e rremë se ka gjëra të reja dhe nuk kishte asnjë gjë të re ndërkohë që ishte copy paste e asaj që bëri Sali Berisha në 2018 kur doli rasti i Xibrakës. Ky e rikthen para një muaji me zbulimin e madh. Rrëmbeu prime time në televizionet më të rëndësishme, më të shikuara, përfitoi adrenalinë dhe bëri një hap përpara drejt dashurisë së doktorit, shkoi dhe te ballkoni dhe thua kush është e reja.

Në një studio televizive thashë mund ta nxjerrim sinkronin e Berishës në 2018, po ishte fiks me pikë dhe presje, nuk kishte asnjë ndryshim. Nuk kishte as fantazinë që të vendoste kryefjalën apo kundrinorin në një vend tjetër. Ishte ripërsëritje. Mendoj që kjo gjë që u kthye, menduam se po e bën për karrierën e vet, protagonizëm por koicidenca ishte periudha kur trupa televizive e RAI 3 ishte aty.

Në fakt, disa faqe nga ajo dosje dolën në dokumentar. Kemi arritur nga 100 dollarëshi për të zbrazur një karikator kallashnikovi në ajër që të bëjë një efekt xhirimi te oportuniteti që thuhet hajde të hapim këtë dosje të vjetër si të re se jemi duke xhiruar.”, u shpreh Zheji.




Skip to toolbar