Doni të bëheni policë? Shtyhet afati për aplikime

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka shtyrë deri më 15 gusht 2019, afatin për aplikimet për pranim në Kolegjin Profesional të Lartë për “Patrullë e Përgjithshme”. Në një deklaratë për mediat, ata kanë bërë të ditur se ky vendim vjen si shkak i kërkesave të shumta  të adresuara në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe pamjaftueshmërisë së kohës për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar.

Fitues do të shpallen për 500 aplikantë. “Policia e Shtetit, u vjen në ndihmë aplikantëve, të cilët dy prej dokumenteve të kërkuara, certifikatën familjare dhe dëshminë e penalitetit, do t’i marrin në zyrat e shërbimit për qytetarët. Njëkohësisht të gjithë aplikantët që janë regjistruar në kursin për Leje Drejtimi, të paraqesin në dokumentet e kërkuara, vërtetimin që ndjekin këtë kurs, dhe në momentin që shpallen fitues në fazën e parë të konkurrimit, duhet të paraqesin Lejen e Drejtimit, në të kundërt skualifikohen dhe nuk  kanë të drejtë të vijojnë fazat e mëtejshme të konkurrimit”, tha policia.


Formulari dhe lista me dokumentet që duhet të plotësojnë aplikantët, tërhiqen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin të regjistruar në Gjendjen Civile. “Ministria e Brendshme e shikon me shumë interes dëshirën e të rinjve për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe inkurajon aplikantët për një garë të ndershme bazuar në meritë”, njofton policia.




Skip to toolbar