Doni të blini makinë? Rama ju këshillon si të mos bini pre e mashtrimeve

AKTUALITET


Kryeministri Rama përmes një video në facebook njofton për shërbimin më të ri online që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor që do t’u vijë në ndihmë personave që janë në kërkim të një makine të re.

Ky shërbim do t’i japë fund mashtrimeve nga tregtuesi apo shitësi, pasi zbulon gjithçka rreth makinës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  ka hapur një program online përmes të cilit kushdo mund të verifikojë çdo gjë mbi makinën që dëshiron të blejë. Me anë të targës dhe shasisë ju tashmë mund të zbuloni historikun e makinës, kushtet dhe aksidentet që mund të ketë shkaktuar. Por jo vetëm kaq pasi nëse doni të blini një makinë që është pa targa mund të zbuloni edhe legjitimitetin e saj.

“Ju kanë mashtruar për kilometrazhin e makinës? Ju kanë fshehur historikun e automjetit që doni të blini? Dëshironi të blini një automjet të përdorur nga importi dhe nuk dini kategorinë mjedisore? Nuk jeni i bindur mbi prejardhjen e mjetit, defektet ne prodhim, aksidentet e pësuara, legjitimitetin e mjetit? Tani ke mundësi që të verifikosh ti vete online çdo të dhënë me shasi/targë. Burime zyrtare e referime të homologëve të DPSHTRR. Për çdo markë e model e nga çdo vend origjine. Mos bli gabim. Stop Spkelulantëve Demasko Trukimet”, njofton Drejtoria e Shërbimeve të Transportit.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë informacion me rëndësi për drejtuesit e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë 😊

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 10. September 2019


Skip to toolbar