Plagosi me armë një person në Korçë, vetëdorëzohet autori

AKTUALITET


Një person i shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri është vetëdorëzuar në polici, duke i dhënë fund arratisë së tij. Shtetasi J.Hoxha, 28 vjeç, është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës, pasi ka plagosur më armë zjarri shtetasin Ilir Hoxha, 48 vjeç. Dorëzimi i tij ka ndodhur pas bashkëpunimit të policisë me familjarët, të cilët kanë bindur të riun.


Ngjarja ka ndodhur më 7 shtator, ku pas një sherri për motive të dobëta, 28-vjeçari ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të 48-vjeçarit duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tij tip “BMW”. I plagosuri ka marrë plagë të rënda në shpatull duke i dëmtuar mushkërinë, për shkak të gjendjes së rëndë ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Pas vetëdorëzimit të 28-vjeçarit, policia ka sekuestruar armën tip kallashnikov dhe makinën me të cilën u arratis i riu, si provë materiale.

Arma e krimit