Dorëhiqet kryebashkiakja e Himarës, Blerina Bala

AKTUALITET


Vetëm pak javë në krye të bashkisë së Himarës, kryetarja e komanduar Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen.

Sipas raportimeve Bala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së komanduar në bashkinë e Himarës, një ditë më parë, duke deklaruar se arsyet lidhen me çështje personale.

Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, Jorgo Goo dhe Fedi Beleri përfunduan në burg. 



Skip to toolbar