Dorëzohet Barcelona, Mesi largohet në fund të sezonit

Më të fundit


Barcelona pret që Lionel Mesi të largohet drejt Mançester Sitit me parametër zero në përfundim të këtij sezoni. Sipas informacioneve të “Mirror”-it, klubi i argjentinasit është dorëzuar se mund ta bindë kapitenin për të rinovuar në “Camp Nou” kontratën që skadon pas 8 muajsh.

33-vjeçari, i cili i ka prishur totalisht marrëdhëniet me presidentin Bartomeu, kërkoi të largohej në vitin e fundit të kontratës me katalanasit, por ata nuk pranuan t’ia plotësojnë dëshirën duke e detyruar që të respektojë deri në fund kontratën.


Duke mos dashur që të shkonte në gjyq për të zgjidhur ngërçin, Mesi vendosi të qëndrojë pas një bisede me trajnerin e ri Ronald Kuman.




Skip to toolbar