150 ndeshje me Napolin, Hysaj festoi me një sfidë perfekte përballë Atalanta

Më të fundit


150 ndeshje me fanellën e Napoli është një shifër shumë domethënëse, kjo arritje e Hysaj është përshëndetur nga klubi në të gjithë rrjetet sociale. Elesid Hysaj ka qenë dhe mbetet një element shumë i rëndësishëm për blutë, përjashto vetëm periudhën kur në stol ishte Ancelotti. Ndaj Atalanta ishte një ndeshje e veçantë për kapitenin kuqezi, jo vetëm festoi këtë arritje personale por konfirmoi edhe një herë se është një nga futbollistët më të rëndësishëm në skemat e Gattuso.

Elsi

Hysaj është përshtatur shumë mirë në krahun e majtë, edhe pse nuk është roli i tij natyral, ndaj ofensivës më të mirë në Serie A zhvilloi një ndeshje perfekte. Sipas mediave italiane, nëse Napoli ka këtë perfomacë kaq të mirë në prapavijë, kjo është edhe për meritë të Hysaj.


Napoli Hysaj

Katër gola ka pësuar Napoli në katër javë kampionat, vetëm një në fushë, pasi tre golat e tjerë i pësoi në tavolinë nga komisioni i disiplinës. Gattuso është dashuruar pas kapitenit shqiptar, për këtë arsye vijon të ushtroj presion mbi drejtuesit e klubit për ti ofruar mbrojtësit rinovimin e kontratës.

Me Gattuso në stol edhe Hysaj është bindur për të vijuar aventurën e tij me Napolin, tashmë topi është në tavolinën e De Laurentiis.




Skip to toolbar