Dortmund “poker” ndaj Leverkusen, Bayern “ngec” në Leipzig

SPORT


Dortmund ka mundur Bayer Leverkusen me rezultatin 4-0 dhe është afruar në kryen e renditjes me vetëm 1 pikë larg Leipzig, që kryeson Bundesilgan me 10 pikë në katër javët e para. Alcacer ka shënuar golin e parë për Dortmund në minutën e 28-të, ndërsa tre golat e tjerë do të shënoheshin në pjesën e dytë. Reus (50` dhe 90`) si dhe Guerreiro (83`), i kanë dhënë fitoren 4-0 Borusia Dortmund, që mbetet një hap para nga Bayern Munich.

Ndërkohë, skuadra e Kovaç kishte shansin të dile në krye këtë të shtunë, por ka bërë një hap fals pikërisht ndaj Leipzig në shtëpinë e këtyre të fundit. Lewandowski në minutën e 3-të të sfidës kaloi Bayern në avantazh, por në minutën e 3-të të shtesës në pjesën e parë Forsberg barazoi për vendasit, 1-1. Këto shifra mbetën të pandryshuara deri në fund të takimit, ndërsa Bayern ngjitet vendin e 3-të të renditjes me 8 pikë.


Werder Bremen ka mundur 2-1 në transfertë Union Berlin, me gola të shënuar nga Klaassen në të 5` dhe Fullkrug në të 55`, ndërkohë që për vendasit shënoi Andersson në të 14`. Fitorja e të shtunës e ngjit Bremen në vendin e 9 në renditje me 6-të pikë. Fitore ka marrë dhe Augsburg në shtëpi kundër Eintracht Frankfurtit me rezultatin 2-1, ndërsa Koln është mundur në shtëpi nga Monchengladbach. Mainz ka mundur 2-1 Herdha Berlin në takimin e javës së katërt të Bundesligas.




Skip to toolbar