Mesditën e të hënës janë caktuar dy prokurorët që do të gjykojnë dosjen hetimore për përgjimet në zgjedhjet e Dibrës, e njohur ndryshe dhe si dosja 184. Prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli, janë dy hetuesit që tashmë do të kenë në dorë provat për hetimin e dosjes, ku të përfshirë janë dhe emra politikanësh.
Dosja 184 u transferua vetëm pak ditë më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, te Prokuroria e Dibrës. Krimet e Rënda shpallën moskompetencë për këtë dosje, pasi prokurorët gjykuan se të dyshuarit nuk përfshihen në grup të strukturuar kriminal.
Kjo është një nga dosjet më të bujshme, ku gjatë fushatës të vitit 2016 për zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër, janë përgjuar disa ministra dhe ish-ministra, si dhe kryeministri Edi Rama, me persona dhe drejtues lokal të PS.
Në fakt, përgjigjmet e prokurorisë u bën publike nga media gjermane Bild, ndërsa opozita e ka përdorur për të sulmuar qeverinë, duke e akuzuar për përfshirjen ne vjedhjen e votave.