Dosja hetimore “blihet” me para/ Beqaj “ngujohet” në SPAK për të lexuar dosjen

AKTUALITET


Të pandehurit e blejnë dosjen hetimore. Edhe pse prokuroria e çdo niveli është një institucion që paguhet me taksat e qytetarëve, çdo person që përballet me drejtesinë në gjykatë duhet të paguajë për të pasur dosjen e hetimit të kryer për të nga prokuroria.

Iish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në ambientet e SPAK për të lexuar fashikujt hetimorë.


Avokati i Beqajt ka deklaruar se nuk do të paguajnë tarifën që i është kërkuar.

Është një procedurë standarde. Kjo dosje hetimore iu vihet në dispozicion personave të marrë të pandehur kundrejt një tarife të caktuar. Ka në fund një tarife të caktuar. Kështu i ka ndodhur edhe ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt, të cilit i është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës. Beqaj e ka kundershutar pagesën e tarifës në Gjykatën e Posaçme, por Gjykata e Posaçmeia ka rrëzuar këtë kërkesë. Ai ka mbërritur me avokatin e tij mbrojtës që prej orës 09:00, duke lexuar fashikujt hetimorë. Nga ajo që ka cituar avokati i tij mbrojtës, bëhet fjalë për 120 mijë lekë që një i pandehur duhet të paguajë për të marrë fashikujr hetimorë.

Sigurisht, në fakt, kjo është refuzuar nga Beqaj që të marrë në dispoziiocn të gjithë fashikujt hetimorë. Zoti Beqaj ka zgjedhur që ditën e sotme të jetë në ambientet e SPAK dhe të leojë fashikujt hetimorë.




Skip to toolbar