“Krimi më ka kërcënuar familjen”, ambasada amerikane publikon rrëfimin e Saida Dollanit

AKTUALITET


Zëvendëskryetarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saide Dollani ka rrëfyer vështirësitë me të cilët është përballur si gjyqtare. Në një rrëfim të publikuar nga ambasada e SHBA, Dollani thotë se është përballur me paragjykime të shumta kur u bë gjyqtare.

Ajo thotë se gjatë karrierës ka marrë kërcënime edhe familja e saj nga krimi i organizuar. Megjithatë, ajo shton se një mbështetje të mëdha ka marrë nga bashkëshorti i saj. Rrëfimi i gjyqtares së GJKKO-së është publikuar nga ambasada amerikane në kuadër të Muajit të Historisë së Gruas në mars.


“Në një karrierë të gjatë si gjyqtare pa asnjë kompromis me padrejtësinë dhe të paligjshmen kam hasur si trysni, ashtu edhe kërcenime. Pjesë e kërcenimeve të krimit të organizuar ka qenë edhe familja ime. Bashkëshorti ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim…Gjithmonë më thoshte, ke marrë përsipër të jesh gjyqtare, bëje detyrën tënde sa më mirë, nuk e bën vetëm për fëmijët e tu, e bën për fëmijët e të gjithëve.” – gjyqtarja Saida Dollani.

Gjatë Muajit të Historisë së Gruas në mars, jemi krenarë të prezantojmë gra të jashtëzakonshme që po ndryshojnë botën dhe na frymëzojnë. Një prej tyre është gjyqtarja Saida Dollani, zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).”, thuhet në postimin e ambasadës.




Skip to toolbar