Drogë e fshehur nën dyshekë, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës në Itali

AKTUALITET


Një grup kriminal i trafikimit dhe shpërndarjes së drogërave të forta në provicën e Massa Carrara në Itali, është shkatërruar nga policia e shtetit fqinj. Të arrestuar janë dy shtetas shqiptarë, ndërmjet moshës 35-50 vjeç si dhe dy shtetas italian. Këta katër persona janë arrestuar në flagrancë, duke iu sekuestruar dhe 4 kg kokaine dhe heroinë të pastër.

Sipas raportit nga mediat italiane, mësohet se të katër personat bashkëpunonin me njëri-tjetrin për shpërndarjen e drogës, të cilën e kishin fshehur në dyshekë dhe çanta pazari. Hetimet kishin nisur në muajin prill, ndërsa operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës është finalizuar këtë fundjavë.

Agjentët e policisë italiane ishin maskuar si çiklistë, duke ndjekur destinacionin e drogës. Katër trafikantët përdornin një shtëpi në Marina di Massa, të cilën e kishin kthyer si bazë të drogës. Aty, të arrestuarit, e ruanin kokainën dhe heroinën në vakum të fshehur nën dyshekë dhe çanta pazari, ndërsa shtëpia ishte nën ruajtje gjatë natës.



Skip to toolbar