Shitje heroine, arratisje dhe plagosje, arrestohen tre shtetas në Vlorë

Policia e Vlorës gjatë të enjtes ka rrestuar tre shtetas për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një nga të arrestuarit është një shtetas me inicialet S.M., 48 vjeç banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në lagjen “Pavarësia” Vlorë pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ky shtetas udhëtonte u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si heroinë me peshë 2.3 gramë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në Dukat të Vlorës, është arrestuar shtetasi V.B., 44 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë Arrestu me burg. Sipas Policisë së Vlorës, arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte larguar nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm pasi ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa tashmë do të hetohet edhe për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ndërkohë, Policia e Sarandës ka arrestuar një të ri 19 vjeç me inicialet O.K., banues në Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka lëshuar urdhërin e ndalimit të tij si i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Euro false, heroinë dhe i bën “të fortin” policisë, arrestohet 22-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një të ri 22-vjeçar, i cili është ndaluar në flagrancë pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, gjatë kohës që drejtonte mjetin.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi me inicialet E.M, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim” në Berat, gjatë një kontrolli që forcat e policisë kanë kryer në mjetin e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë lëndë narkotike, e dyshuar Heroinë dhe një kartëmonedhë 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Shtetasi i lartpërmendur nuk iu bind patrullës së policisë në momentin e ndalimit dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punjonjësit të policisë së rendit publik” , “Falsifikim i monedhave”.

Shpërndante Heroinë në Fier, arrestohet në flagrancë një person

Unfiromat Blu në Fier kanë arrestuar një 30-vjeçar, i cili shpërndante Heroinë. Sipas informacionit të policisë, mësohet se është arrestuar një shtetas, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, vetëm inicialet S.S. 30 vjeç, nga Patosi.

Ky peson është kapur në flagrancë, duke iu sekuestruar 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.  Pas informacioneve të mara në rrugë operative se ky shtetas shpërndante në qytetin e Fierit lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash, u ushtrua kontroll personal dhe gjatë kontrollit ju gjetën me vete 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Komunikata e Policisë Fier

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash.

Në pranga 30 vjeçari.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-S.S, 30 vjeç, banues në Patos.

Pas informacioneve të mara në rrugë operative se ky shtetas shpërndante në qytetin e Fierit lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash, u ushtrua kontroll personal dhe gjatë kontrollit ju gjetën me vete 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

Drogë e fshehur nën dyshekë, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës në Itali

Një grup kriminal i trafikimit dhe shpërndarjes së drogërave të forta në provicën e Massa Carrara në Itali, është shkatërruar nga policia e shtetit fqinj. Të arrestuar janë dy shtetas shqiptarë, ndërmjet moshës 35-50 vjeç si dhe dy shtetas italian. Këta katër persona janë arrestuar në flagrancë, duke iu sekuestruar dhe 4 kg kokaine dhe heroinë të pastër.

Sipas raportit nga mediat italiane, mësohet se të katër personat bashkëpunonin me njëri-tjetrin për shpërndarjen e drogës, të cilën e kishin fshehur në dyshekë dhe çanta pazari. Hetimet kishin nisur në muajin prill, ndërsa operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës është finalizuar këtë fundjavë.

Agjentët e policisë italiane ishin maskuar si çiklistë, duke ndjekur destinacionin e drogës. Katër trafikantët përdornin një shtëpi në Marina di Massa, të cilën e kishin kthyer si bazë të drogës. Aty, të arrestuarit, e ruanin kokainën dhe heroinën në vakum të fshehur nën dyshekë dhe çanta pazari, ndërsa shtëpia ishte nën ruajtje gjatë natës.

Skip to toolbar