Shitje heroine, arratisje dhe plagosje, arrestohen tre shtetas në Vlorë

AKTUALITET


Policia e Vlorës gjatë të enjtes ka rrestuar tre shtetas për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një nga të arrestuarit është një shtetas me inicialet S.M., 48 vjeç banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në lagjen “Pavarësia” Vlorë pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ky shtetas udhëtonte u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si heroinë me peshë 2.3 gramë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në Dukat të Vlorës, është arrestuar shtetasi V.B., 44 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë Arrestu me burg. Sipas Policisë së Vlorës, arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte larguar nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm pasi ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa tashmë do të hetohet edhe për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Ndërkohë, Policia e Sarandës ka arrestuar një të ri 19 vjeç me inicialet O.K., banues në Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka lëshuar urdhërin e ndalimit të tij si i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.




Skip to toolbar