Duma: “Koha për politikë”, teza ime. Lubonja: PD ka probleme besimi

#NËRADAR


Anëtarja e Kryesisë të Partisë Demokratike Grida Duma e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, tregoi më shumë për librin e saj “Koha për politikë”, por Lubonja kërkoi që gjatë ligjërimit të saj, Duma të ishte më e qartë në tezën e saj për politikë, pasi sipas tij nuk mund të thuhet se është koha për politikë, pa kuptuar se çfarë ka bërë PD në këto muaj.

“Grida Duma thotë se është koha për politikë. Pyetja është se më parë ku ishte Duma? Ku është lajmi? Në kuptimin ka ardhur koha për politikë të bëjmë gjëra pozitive apo çfarë na tregon. Unë mund ta marr edhe se opozita ndoshta ka gabuar dhe ka bërë edhe gabim e tani mund të bëjë ndryshe. Unë së paku kështu e kuptoj. Unë e kam ndjekur opozitën dhe ka luhatje. Ka ndryshuar gjuha e opozitës, nuk më protesta. Nuk e di pse ka ndodhur kjo, ndoshta ndërkombëtarët kanë tërhequr vëmendjen”, tha Lubonja.


“Unë besoj se të bësh politikë do të thotë se duhet të bësh politikën e alternativën zgjidhëse. Edhe aksionet politike janë padyshim politikë. Padyshim që PD në denoncimet e sa me emra me funksionarë të lartë si dhe në denoncimet e saj për korrupsionin qeveritar ka qenë perfektë. Partia Demokratike ka treguar çdo gjë se çfarë nuk shkon me opozitën. Kemi dëshmuar se jemi forcë e së ardhmes. Unë kam hedhur teza si mund të zgjidhen disa probleme të shqiptarëve. Nuk është folur me emra konkret, por si të zhvillojmë sektorët tanë. Unë e gjej sot veten në PD, është se unë e gjej veten në parimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, u shpreh Duma.

Por kjo nuk e ka bindur Lubonjën. “Ideja e Dumës është se nuk po kritikoj, por po shtoj dhe kjo do na rrisë ne kredibilitetin. Pra është alternativa më e mirë. Për mua problemi më i madh i Partisë Demokratike është besueshmëria, sepse i besuam dy herë me shumë premtime, por në fund nuk pati asgjë”, deklaroi Lubonja.




Skip to toolbar