Duma: Besueshmëria e politikës ka rënë, kush ka këllqe të mbajë përgjegjësi

#NËRADAR


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar nga studio e Real Story të Sokol Ballës në News 24 se kredibiliteti i politikës shqiptare ka rënë, ndërsa theksoi se askush nuk mban përgjegjësit e veta. “Unë sot isha me një grup të rinjsh. Kredibiliteti i politikës shqiptare ka rënë. E kam të qartë sesa pak ndihet politika. Partitë e së nesërmes duhet të dinë se si të mbajnë të rinjtë. Marrëdhënia me te rinjtë është e domosdoshme. PD në pak kohë duhet të marrë pushtet dhe për mua do e marrë pushtetin. Përse hymë në politikë? Dhe ditën e promovimit të librit kam thënë një gjë; këtu është refleksion. Nëse e keqja ka pacipësinë se mos përsëritet, pse mos të përsëritet e mira. Shqiptarët që të jetojnë nevojat bazike, është mëkat i politikës dhe i elitave që janë në këtë vend. Arsyeja që unë e gjej veten në politikë, është se ajo është arti i bërjes së gjërave. Kush ka këllqe që të mbajë përgjegjësi, duhet të jetë në politikë. Padyshim që PD ka. (ka këllqe) Lidershpi e çon përpara partinë”, tha Duma.

Ish-deputetja e PD ka folur edhe mbi ndryshimin e kursit të opozitës, e cila nga protestat e forta dhe denoncimet ka ndryshuar plotësisht skenar. “Aksionet politike janë politike, nga sot e tutje, ndërtimi i kolonës alternative është e domosdoshme. Padyshim që PD të gjithë kolonën e denoncimeve, që nga korrupsioni, dekriminalizimi, etj, është një trajektore bashkë me protestat që e ka kryer mrekullisht. Tani duhet të shkojmë drejt politikës, e cila inspiron sesi do i zgjidhim gjërat. Ia kemi shpjeguar me detaje shqiptarëve dhe absolutisht jemi shumë afër perfektes, sipas meje, unë mendoj se kam hedhur disa teza zhvillimore. Unë nuk kam shkruar asgjë ankuese, gjykuese”, tha Duma në Real Story.





Skip to toolbar