Disa predha të luftës së Dytë Botërore janë pikasur në fshatin Shetaj të Durrësit, nga disa punëtorë që po gërmonin në atë zonë. Predhat, e pashpërthyera, ndodheshin të zhytura thellë nën tokë dhe u zbuluan gjatë gërmimit me eskavator në punimet pranë xhamisë në fshatin Shetaj.
Predhat , fatmirësisht janë pikasur shpejt nga punëtorët, duke ndërprerë menjëherë gërmimet dhe shmangur tragjedinë e mundshme.
Forcat xheniere vendosën perimetrin e sigurisë për nxjerrjen e tyre dhe më pas demontimin.