Dy dronë shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë mbrëmë pranë kufirit me Ukrainën, ka thënë qeveria.
Sipas mediave të huaja, Moldavia, e cila shtrihet midis Ukrainës dhe Rumanisë, anëtare të BE-së, ka parë ndërhyrje të përsëritura nga dronët rusë të vendosur në luftë.
Incidentet kanë shkaktuar një përgjigje të zemëruar nga autoritetet moldave.
Zëdhënësi i qeverisë, Daniel Voda nuk e identifikoi origjinën e dy dronëve të fundit, por tha se ndërhyrja ndodhi pak para orës 23:00 me orën lokale, pasi Ukraina raportoi se rajoni i saj jugor i Odesës pranë kufirit, ishte nën sulmin rus.
Në incidentet javën e kaluar, dy dronë kishin rënë në të njëjtën zonë pranë kufirit me Ukrainën dhe njëri prej tyre shpërtheu.
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, e cila akuzon Rusinë se po përpiqet të destabilizojë qeverinë e saj, tha se Moska po rrezikonte jetët e moldavëve.
Ambasadorit rus Oleg Ozerov, i thirrur në Ministrinë e Jashtme të Moldavisë javën e kaluar, iu shfaqën pjesë të dronëve, duke përfshirë nga ato që mbanin emrin Geran-2, përcaktimi rus i dronit Shahed të projektuar nga Irani.