Një projekt-marrëveshje e zbuluar tregon se SHBA-të sigurojnë 50% të të ardhurave nga mineralet, nafta, gazi dhe infrastruktura e Ukrainës, në këmbim të mbështetjes financiare të pasluftës.
Marrëveshja, e përqendruar rreth një “Fondi Investimi për Rindërtim”, do t’i jepte SHBA-ve kontrollin mbi licencimin e burimeve të Ukrainës dhe ndikimin afatgjatë ekonomik.
Kushtet kryesore të marrëveshjes
— Qeveria e SHBA-ve (USG) angazhohet për investime financiare afatgjata në stabilitetin dhe rindërtimin e Ukrainës.
— Ukraina (GOU) duhet të ndajë 50% të të gjitha të ardhurave nga licencat e nxjerrjes së burimeve në SHBA, duke i dhënë në mënyrë efektive Washingtonit një aksion financiar në ekonominë e Ukrainës.
— Fondi i Investimeve të Rindërtimit do të ketë autoritet ekskluziv mbi mënyrën se si Ukraina lëshon dhe menaxhon licencat e burimeve.
— SHBA-të do të kenë “të drejtën e refuzimit të parë” për të blerë çdo mineral të eksportueshëm përpara se Ukraina t’i shesë ato diku tjetër.
— Ukraina duhet të heqë dorë nga imuniteti sovran, që do të thotë se SHBA-të mund të konfiskojë ligjërisht asetet e Ukrainës, nëse Ukraina dështon të përmbushë detyrimet e saj financiare.
— Marrëveshja i klasifikon marrëveshjet e burimeve të Ukrainës si transaksione tregtare, duke i bërë ato subjekt i arbitrazhit të SHBA-ve dhe atij ndërkombëtar.
— SHBA-të fitojnë të drejta të plota auditimi mbi librat financiarë të Ukrainës që lidhen me Fondin e Rindërtimit.
— Ukraina duhet të sigurojë raporte mujore financiare në SHBA dhe të emërojë një auditor të pavarur, të paguar nga Ukraina.
— Marrëveshja nuk specifikon një datë skadimi, që do të thotë se interesat financiare të SHBA-ve në burimet e Ukrainës mund të mbeten për një kohë të pacaktuar.
Ukraina refuzon
Presidenti Zelensky refuzoi të nënshkruajë një projekt-marrëveshje për burimet minerale me Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se ajo nuk mbron në mënyrë adekuate interesat e Ukrainës.
“Marrëveshja nuk është e gatshme të na mbrojë ne, interesat tona”.
Një ish-zyrtar i lartë ukrainas e quajti ofertën e SHBA-ve “një marrëveshje koloniale”
SHBA-të kërkojnë 50% të mineraleve të rralla të Ukrainës dhe kanë sinjalizuar se janë të hapur për vendosjen e trupave amerikane për t’i ruajtur ato, nëse ka një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.