Dy superfuqitë bëjnë “paqe”, SHBA dhe Kina pezullojnë një pjesë të tarifave për 90 ditë

Më të fundit


Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të pezullojnë një pjesë të tarifave të tyre tregtare për 90 ditë. Kjo është ajo që dy vendet njoftuan në një deklaratë të përbashkët nga Gjeneva.

Ministria e Tregtisë në një deklaratë të përbashkët pas negociatave në Gjenevë tha se pezullimi do të hyjë në fuqi nga 14 maji, me Kinën që do të rishikojë “detyrimet shtesë” mbi importet e mallrave amerikane.

Duke folur në Gjenevë, Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se Kina dhe SHBA-ja do të “ulin tarifat e tyre me 115%” pasi ranë dakord për një pauzë 90-ditore.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina njohën rëndësinë e marrëdhënieve të tyre dypalëshe ekonomike dhe tregtare për të dy vendet dhe për ekonominë globale, si dhe rëndësinë e të paturit të një marrëdhënieje ekonomike dhe tregtare të qëndrueshme, afatgjatë dhe reciprokisht të dobishme. Palët ranë dakord të vazhdojnë në frymën e hapjes së ndërsjellë, komunikimit të vazhdueshëm, bashkëpunimit dhe respektit”, deklaroi Bessent.

Uashingtoni do të ulë tarifat doganore nga 145% në 30%, ndërsa Pekini do të ulë tarifat ndaj Shteteve të Bashkuara nga 125% në 10%. Sakaq, tregjet janë në festë, me Ëall Street që mbyllet ndjeshëm më lart: Dow Jones +2.81%, Nasdaq +4.35%.

Marrëveshja me Kinën “është një fitore për Shtetet e Bashkuara dhe tregon ekspertizën e pakrahasueshme të Presidentit Trump në sigurimin e marrëveshjeve që i sjellin dobi popullit amerikan”, u tha në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Më tej reagimi vijon: “Për një kohë shumë të gjatë, praktikat e padrejta tregtare dhe deficiti i madh tregtar i Amerikës me Kinën kanë nxitur vendet e punës amerikane jashtë vendit dhe kanë shkaktuar rënien e prodhimit”.

Mediat ndërkombëtare sakaq raportojnë se Donald Trump do të flasë me Xi Jiping këtë javë.

Ndërkohë, Donald Trump ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm midis Indisë dhe Pakistanit. “Kam shmangur një luftë bërthamore midis dy vendeve”, u shpreh ai. Dhe pastaj shtoi se “Evropa do të duhet të paguajë pak më shumë për ilaçet”.

Shifrat tregojnë se Shtetet e Bashkuara mblodhën 16.3 miliardë dollarë nga tarifat në prill, një rekord ky për vendin. Wall Street Journal raporton këtë, duke nënvizuar se mbledhja bruto e muajit të kaluar ishte më e lartë se ajo e marsit me 7.6 miliardë. Që nga fillimi i vitit fiskal në tetor, SHBA-të kanë mbledhur 63.3 miliardë dollarë nga tarifat.



Skip to toolbar