Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në “Real Story” tha se ata që janë sot në këtë parti nuk marrin dot frymë pa prezencën e Sali Berishës, sepse janë njerëz anonimë dhe pa mbështetje.
“Mua sinqerisht ditën e hënë kur shkuam në Parlament dhe gjatë këtyre ditëve, mua më është krijuar përshtypja që: këto pa doktorin nuk marrin dot frymë, janë njerëz anonimë.
Analisti Roland Lami, pohoi se Berisha ia mundëson vetes pak ditë pushim, sepse është i bindur se pa urdhrin e tij nuk lëviz asgjë në Partinë Demokratike.
“ Ai i lejon vetes të pushojë katër ditë, sepse e di që brenda PD nuk lëviz asgjë. Ai i lejon vetes me një humbje kaq të madhe të relaksohet, sepse është i sigurt se në PD nuk lëviz asgjë”, tha ai.