E dashura 22-vjeçare e Presidentit zgjidhet deputete me vota false

AKTUALITET


Bukuroshja 22 vjeçare Maria Vasilevich e cila së fundi shoqërohet me presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko është zgjedhur deputetja më e re e parlamentit të këtij shteti, por me vota të falsifikuara.

Që kur u zgjodh Miss Bjellorusia, 22 vjeçarja ka shoqëruar në publik presidentin 65 vjeçar të Bjellorusisë.

Ajo së fundmi është bërë edhe deputetja më e re e vendit mes pretendimeve për zgjedhje të pandershme.

Lukashenko, një bos dhe ish-fermer nga epoka Sovjetike, i cili është quajtur “diktatori i fundit i Evropës”, ka qeverisur Bjellorusinë që prej vitit 1994.

Politikanët e opozitës ndëshkohen ashpër për organizimin e protestave kundër regjimit.

Rezultatet e publikuara të hënën treguan se asnjë kandidat i opozitës nuk kishte fituar një vend në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën gjatë fundjavës së kaluar megjithëse zonja Vasilevich, e cila nuk ka pasur përvojë dhe as që ka marrë pjesë në fushatë ka fituar një vend në parlament si deputete.



Skip to toolbar