E fundosur prej 3 mijë vitesh, anija do të nxirret nga Deti Mesdhe për t’u studiuar

BOTA


Një anije e fundosur do të nxirret nga deti muajin e ardhshëm në mënyrë që të studiohen teknikat e përdorura për ndërtimin e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se anija gjendet në ujë prej 3220 vitesh. Ky studim do kryhet nga ekspertë të Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore.

Anija e mbytur gjendet në brigjet e Kroacisë, në gjirin e Zambratija në Detin Mesdhe. Studiuesit tashmë i referohen anijes me emrin “Zambratija”. Ajo ka një gjatësi prej 39 metrash, nga të cilat vetëm 7 metra janë të padëmtuara, raporton Neësëeek.

Interesi i lartë për t’u marrë në analizë vjen pikërisht prej kohës së madhe që kjo anije ka në fund të detit dhe mënyrës si e kanë ndërtuar njerëzit asokohe.

“Arkitektura dhe ndërtimi i saj, teknika e montimit si dhe sistemi i hidroizolimit nuk janë ekuivalente me ato të zonës së Mesdheut”, thuhet në një përshkrim të botuar nga Qendra “Camille Jullian”, që është një nga organizatat që ka interes të dijë më shumë mbi anijen.

Për shkak të të gjitha këtyre veçorive arkitekturore, llojeve të montimit të përdorur dhe datimit, varka Zambratija mund të konsiderohet anija më e rrallë e identifikuar në këto ujëra”, thonë ekspertët.



Skip to toolbar