Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në shkollën e rikonstruktuar të Hoteleri-Turizëm në Tiranë.
Rama u shpreh se vëmendja për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë do të jetë në fokus kryesor.
“Duhet ta bëni mirë llogarinë përpara se ta mendoni për të ikur sepse llogaria bëhet sa të ngel në fund. Llogaria del që edhe nga ana financiare edhe nga ana e gjendjes së humorit , ka filluar të dalë në barazim, dhe sidomos në turizëm edhe pas disa vitesh do të jetë akoma edhe më mirë”, u shpreh Rama gjatë një bashkëbisedimi me gjimnazistët.
Këtë vit, shkolla e Hoteleri-Turizmit ka zgjeruar kapacitetet e saj, duke arritur në 1200 kuota.
“Ekspertët do të vijnë në shtator, do të bëjë certifikimin e kurrikulave. Me siguri do të vendoset kriteri për gjuhën angleze. Do të trajtohet stafi i mësuesve dhe në janar do të kemi certifikimet e para. Nuk do të ketë asnjë ndryshim nga Lausanne. Ajo është një nga shkollat më të mira në botë”, tregoi drejtoresha e kësaj shkolle.