E moshuara: U hoqën si policë, morën kasafortën me 300 mijë euro

AKTUALITET


Një grabitje e ngjashme me skenat e filmave amerikanë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një shtëpi në Fushë – Milot. Nëna e shtëpisë në një intervistë për ABC news ka treguar të gjithë ngjarjen. Ajo tregon se në shtëpi erdhën 3 burra të cilët u hoqën si policë dhe i thanë se do kontrollojnë shtëpinë pasi djali i saj është arratisur nga burgu. Djali i saj është i dënuar me burg në Itali. Nëna tregon se burrat u futën në shtëpi dhe kontrolluan gjithë andej. Madje ata kanë shkulur kasafortën nga muri dhe kanë marrë mbi 300 mijë euro, si dhe rrobat e nuses.

“Erdhën të tre dhe isha duke bërë një byrek si plakat. Ku e ke djalin, më thanë? Jemi nga Tirana. Djali jot ka ik nga burgu, ku e ke fshehur. Ishin tre persona. Më morën më futën nëpër dhoma dhe më pyesnin se ku e kisha fshehur djalin. I thashë për Zotin djali është në burg. Jo thanë, djali ka ik, ku e ke fut. Ku e ke strehuar. Pastaj mbrapa hynë duke kërkuar andej, ku i ke armët më thonin se ka djali armë. Nuk e di i thashë ne jemi gra, i mbajnë burrat armët nuk i mbajnë ne. Ne kujtuam se ishte policia ata kishin qenë duke vjedhur. Sharruan kasafortën dhe morën lekët. Kanë marrë edhe plaçkat e nuses. Kasafortën e kanë hequr prej muri dhe e kanë marrë. Kanë marrë lekët e tokës”, thotë bashkëshortja e Taf Shabanit.

Taf Shabanit i zoti i shtëpisë tregon se vlera e parave të grabitura është mbi 300 mijë euro, pasi djemtë e tij kanë që në vitet 90 që punojnë në emigracion në Itali.

“300 e ca mijë euro. Kanë që në ‘90 kalamajt në Itali”, tha ai.



Skip to toolbar