Zyrtari i lartë i BE, Avramopulos: Mos vononi integrimin e Shqipërisë

POLITIKË


Përfaqësuesi i lartë europian për emigrimin, Dimitris Avramopulos theksoi rëndësinë e integrimit sa më shpejtë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Avramopulos shpreson që liderët e BE-së të rishikojnë vendimin për hapjen e negociatave sa më shpejt më këto dy vende, ndërsa theksoi se Ballkani Perëndimor ka qenë historikisht me qasje ndaj Europës. Avramopulos tha se kushdo që e shikon me frikë apo skepticizëm integrimin e Ballkanit në BE, në fakt duhet t’i trembet të kundërtës.

“E ardhmja e vetme e vërtetë dhe e ndjeshme për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është Europa – sepse ato janë pjesë e Europës. Për kolegët në BE që janë në mëdyshje ose kanë frikë për këtë proces, unë i paralajmëroj ata se ata duhet të kenë më shumë frikë nga e kundërta dhe të largojnë partnerët tanë më të afërt. Për interesin e të gjithë Europës që ky rajon historikisht i ndjeshëm bëhet në një të ardhme të afërt një model i bashkëpunimit, paqes, stabilitetit dhe zhvillimit. Dhe kjo duhet të mbetet një përparësi politike strategjike e BE-së. Shpresoj që liderët e BE-së do të rishqyrtojnë vendimin e tyre në mënyrë që të fillojnë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por mbi të gjitha, unë shpresoj dhe uroj që dita kur ky rajon të jetë pjesë e Bashkimit Europian të vijë sa më shpejtë” tha Avramopulos gjatë një takimi me Ministrat e Drejtësisë dhe ato të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut.





Skip to toolbar