Vrau gazetaren, arrestohet miliarderi i njohur

AKTUALITET


Policia malteze ka arrestuar një biznesmen të njohur i cili dyshohet të jetë vrasësi i gazetares investigative Daphne Caruana Galizia në vitin 2017.

Në pranga ka rënë Yorgen Fenech, pronar i kompanisë 17 Black. Arrestimi i tij erdhi vetëm një ditë pasi kryeministri Joseph Muscat tha se do të firmosje një falje për personin që jep të dhëna për vrasësin e gazetares.


Gazetarja Galizia ishte një blogere dhe shkruante për temat që lidhen me korrupsionin. Ajo u vra nga një bombë në makinë që shpërtheu në vitin 2017.

Trajtimi i çështjes nga Malta është shoqëruar me kritika ndërkombëtare.

Dëshmitarët e cituar nga gazeta “Times of Malta” thanë se jahti luksoz i z. Fenech u përgjua nga një anije patrullimi e armatosur ndërsa u largua nga porti i Portomaso, në veri të Valletta.

Policia nuk ka komentuar ende operacionin e arrestimit të tij.

Fenech kryeson një grup biznesi që fitoi një koncesion të madh të energjisë nga qeveria Maltese në 2013 për të ndërtuar një nënstacion energjie.

Gazetarja e kishte përmendur emrin e biznesmenit në investigimet e saj që kishin të bënin me çështjet më të rënda të shkeljeve dhe korrupsionit në vend.




Skip to toolbar