E qëlloi me grusht, Vullnet Sinaj: E kam falur Nallbatin! Nuk kam asgjë personale me të

AKTUALITET


Deputeti socialist, Vullnet Sinaj është shprehur se e ka falur kolegun e tij demokrat, Gledion Nallbati për grushtin që i dha në seancën plenare të së hënës.

Në fjalën e tij për mediat, Sinaj ka bërë me dije se e ka hedhur pas si episod, pasi nuk ka asgjë personale me kolegun e tij.

“E kam falur Nallbatin. Nuk  kam asgjë personale me të”, ka thënë Sinaj.

Nga ana tjetër, më herët vetë Nallbati u shpreh i penduar, duke thënë se gjeste të tilla nuk nderojnë askënd.

Nallbati u përjashtua nga seanca, ditën e djeshme, e ndërsa Kuvendi vijoi mes tensionesh mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita pretendon se mazhoranca nuk përfill kërkesat e tyre, e për rrjedhojë kanë ndjekur këtë rrugë.



Skip to toolbar