E rëndë në Devoll, aksidentohet traktori, ndërron jetë i moshuari

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, Hakim Lipe 75 vjeç ka ndërruar jetë,  i cili ndodhej vetëm në momentin e aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mendohet se traktori ka humbur kontrollin në një terren të vështirë dhe është përmbysur në një kthesë.



Skip to toolbar