E rëndë në Tiranë! Efektivi i burgjeve gjendet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ja çfarë dyshohet

AKTUALITET


Një efektiv policie është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugën “Shefqet Musarai”, në kryeqytet.

48-vjeçari me iniciale G. A., dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa viktima është punonjës policie i burgjeve.

“Tiranë / Genci Aliaj është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, në rrugën “Shefqet Musarai”. Ngjarja raportohet rreth orës 11:00, ndërkohë që ende nuk dihet shkaqet e vendimit tragjik të punonjësit të policisë.”, informon policia.



Skip to toolbar