Heqja e non gratës për Sali Berishën duket e pamundur teksa kreu i PD shpresonte se me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kjo do të realizohej.
Konsulenti i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, Chris LaCivita, i cili u prezantua në Tiranë nga Berisha, për drejtimin e fushatës së Partisë Demokratike, është shprehur në lidhje me non gratën e ish kryeministrit.
Për New York Times, LaCivita është shprehur se nuk do të lobojë te Presidenti Trump për heqjen e non gratës së Berishës.
LaCivita theksoi se nuk bën lobim, por fushata.
“Unë nuk bëj lobim. Unë bëj fushata, dhe këtë po bëj, është shumë e thjeshtë”, tha ai për New York Times.