Ecuria në procesin e integrimit/ Marta Kos jep sinjale pozitive: Shqipëria po ecën mirë

Më të fundit


Komisonierja për Zgjerimin në një intervistë për BBC dha sinjale inkurajuese për ecurinë e Shqipërisë për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Krahas vendeve të tjera kandidate Marta Kos e cilësoi vendin tonë, si një nga rastet që po bën progres në mënyrë të qëndrueshme.

“Jam shumë e lumtur që qytetarët e Islandës do të vendosin në fund të gushtit nëse do të hyjnë në negociata për anëtarësim, pasi ata janë tashmë shumë të integruar në BE, në tregun e përbashkët dhe në zonën Schengen. Kjo mund të jetë, nëse qytetarët thonë po, ndoshta procesi më i shpejtë ndonjëherë. Por nuk duhet harruar se kemi Malin e Zi, i cili është më i avancuari”, tha komisionerja.

Gjatë fjalës së saj Kos tha se Shqipëria po ecën shumë mirë në përmbushjen e detyrave për procesin e integrimit europian.

Ajo theksoi se gjatë mandatit të saj si komisionere pritet të ketë anëtarësime të reja në Bashkimin Evropian, nëse vendet kandidate vijojnë me ritmin e reformave.

“Kemi Shqipërinë, e cila po ecën mirë, si dhe Moldavinë. Pra, këto tre vende dhe ndoshta edhe Ukraina. Nëse ata shtyjnë përpara reformat, shpresoj që gjatë mandatit tim të kemi një shtet të ri anëtar. Nëse reformat vijojnë me të njëjtin intensitet Shqipëria ka potencial real për të qenë ndër vendet që do të përfitojnë nga faza e re e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke afruar më shumë perspektivën e anëtarësimit të plotë”, përfundoi Kos.



Skip to toolbar