Tiranë/ Plagosje me armë zjarri te “Poliklinika 10”

AKTUALITET


Raportohet për një plagosje me armë zjarri në Tiranë, në zonën e “Poliklinika 10”. Sipas informacioneve paraprake të mësuar nga ABC News i plagosur ka mbetur Ilirjan Dosti.

Ai është dërguar me urgjencë në spital. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt banal që ka nisur në një lokal. Dyshohet se autori dhe i plagosuri janë komshinj me njëri-tjetrin. Autori dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

“Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.



Skip to toolbar