Edhe pse me COVID-19, Brataj raporton para Ramës: Kur ishte dita me pikun më të madh të shtrimeve

AKTUALITET


Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ndonëse është ende i izoluar, pasi u prek nga COVID, ka raportuar para kryeministrit Edi Rama, përballë edhe specialistëve të tjerë të fushës, sa i takon situatës në vend.

Gjatë fjalës së tij, teksa parashtroi disa nga shifrat mbi numrin e thirrjeve telefonike pranë 127 dhe 0800, Bataj tha se dita ku kishte pikun më të lartë të telefonatave nga qytetarët ishte 14 marsi. Mes të tjerash ai bëri publike dhe faktin se data 27 ka qenë dita e pikut më të madh të shtrimeve me COVID.

“Sot bëmë një analizë të të gjithë shifrave. Ne jemi termometri i kësaj gjejë. Kontakti i parë i qytetarëve jemi ne. 134 mijë thirrje kanë ardhur për këtë muaj. 15 mijë thirrje të ardhura nga 0800. Nga të cilat kemi pasur 66 mijë për këtë kohë, ku janë përjashtuar 8014 nga njësia e koordinimit, të cilat kanë vlerësuar se 242 kanë qenë misione të drejtuara drejt spitalit. Piku i thirrjeve ka qenë në datën 14 mars, me 8232 thirrje. Sot jemi 3656 thirrje. Piku i shtrimeve COVID ka qenë në datën 27, flas për shifra në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa dje, vetëm 13 misione. Kjo tregon numrin e thirrjeve të këtyre uljeve. Ne falë organizmit të Urgjencës Kombëtare, kemi mbi 8 ambulanca që përdoren, dhe kemi vënë 2 në dispozicion të pacientëve me COVID, që merret dhe përcillen nga staf i specializuar dhe i veshur me veshjen speciale. 5 nga këto autoambulanca kanë respirator portal. Gjëja kryesore në këtë situatë është dhe menaxhimi.”, pohoi kreu i Urgjencës Kombëtare.



Skip to toolbar