“Me kryeministrin më europian të momentit ose si thuhet kudo kohët e fundit: me Edin.”
Me kete fjali e ka shoqeruar foton e tij postuar ne rrjetin social facebook ne krah te kryeministrit te shqiperise Edi Rama, kreu I Aleances per Shqiptaret Arben Taravari.
Sic duke ne foto, Taravari eshte pritur brenda zyres se kryeministrit shqiptar ndersa sipas burime te ABC Neës se bashku me te ne Tirane kane mberritur edhe perfaqesues te tjere politik te Aleances per Shqiptaret.
“Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Rama u diskutuan edhe çështje me rëndësi për shqiptarët në rajon, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në të gjitha nivelet – politike, institucionale dhe shoqërore”, thuhet në komunikatën nga Aleanca per Shqiptaret.
Rama ka qenë kritikues i hapur i bashkimit në atë kohë të opozitës shqiptare kundër BDI-së.
Më herët, në vitin 2026, Rama ka qenë ndërmjetësues i Deklaratës së partive politike shqiptare në Shkup, me të cilën merreshin përsipër disa angazhime të cilat nuk u realizuan kurrë.
Vizita vjen pak kohë pas takimit të Taravarit me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, takim në të cilin ndodhi edhe shtrëngimi i duarve mes Taravarit dhe Ahmetit, në kohën kur po flitej hapur për një marrëveshje të mundshme mes ty
Aleanca per Shqiptaret ndodhet ne mes te nje diskutimi politik, fillimisht pas largimit nga koalicioni VLEN, dhe me pas largimit nga qeveria e Hristian Mickoskit, kryeministrit te ardhur nga rradhet e VMRO-DPMNE-se, ndersa Tirana edhe njehere po luan rolin e kryeqendres se Shqiptareve duke rritur ndikimin e saj ne rajon.