“Egnatia e meritoi titullin”/ Erion Braçe: Te Partizani të sillen si profesionistë, duhet bërë një analizë Lista për në EURO 2024? Sylvinho nuk na mbushi me shpresë për…

Më të fundit


Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se Egnatia e meritoi fitimin e kampionatit shqiptar. Në një intervistë për “ABC News”, Braçe u shpreh se futbollistët e Partizanit duhet të sillen si profesionistë dhe pas humbjes, në ekip duhet të ketë një analizë.

“Sporti kështu është, do humbësh, do fitosh. Në politikë është ndryshe. Ka në politikë, njerëz që humbin, por edhe që nuk humbin asnjëherë. Kjo duhet t’i vlejë Partizanit, duhet të kthehet në ekip profesionist. Duhet të luajnë me shpirtin e atyre që janë në tribunë. Duhet të bëjnë punën, duhet t’i përgjigjen çdo gare si profesionistë. Urime Egnatias, e meritoi. Ata djem meritojnë përgëzime. Unë mendoj që sporti, futbolli duhet të dalë nga kjo suaza ku shpenzohet para shumë në harkun e një viti, ka edhe mund, ka edhe sakrifica nga ata që paguajnë dhe pastaj nga ata që zbresin në fushë. Vjen ndeshja e fundit dhe pastaj gjithçka mbaron. Nuk ka mbaron. Nëse duam të bëjmë përpara në Champions League, Europa League, Conference League, duhet bërë një analizë. Në aspektin sportiv dhe ekonomik që është po aq i rëndësishëm për të garantuar objektivat sportivë”, theksoi ai./abcnews.al





Skip to toolbar