Eksperti i sigurisë: Korrupsioni dhe krimi i organizuar, faktorët kryesorë të pengimit të integrimit të Shqipërisë në BE

AKTUALITET


Eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy faktorët kryesore që pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Kjo është strategji për të thënë se ku jemi me krimin e organizuar dhe terrorizmin. Është një vazhdim tradite, ku parashikohen objektiva dhe tregues që duhet të realizohen. Kemi kryer studime për vitin 2013 deri më 2020. Qëllimi i raportit është që të diskutohet me institucionet, qeverinë dhe të marrë një dimension publik.


Duhet të përfshihen edhe grupet e interesit, që mund të jenë viktimë e grupeve kriminale. Ka pasur plan veprimi, por jo vazhdimesi të strategjisë. Qëllimi ynë ishte të komunikojmë me publikun. Korrupsioni dhe krimi i organizuar penguan procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Diskutimi duhet të jetë më shumë publik sesa policor”, tha Dyrmishi.




Skip to toolbar