Eksploziv në verandën e një banese në Lezhë, Policia jep detajet e para

AKTUALITET


Një sasi lënde plasëse dyshohet se është hedhur në verandën e një banese në lagjen “Lalm i Ri” në Lezhë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:55 të datës 26 nëntor 2026, në banesën e shtetases me inicialet D. Gj.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët e dyshuar.

“Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 26.11.2026, rreth orës 02:55, në lagjen “Lalm i Ri”, Lezhë, në verandën e banesës së shtetases D. Gj., dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/autorëve“, thuhet në njoftim.



Skip to toolbar