Ekzekutimi nga Paplekaj, juristi: Do kemi të reja, Bardhi ka mbajtur me shpresë gangsterët

AKTUALITET


Gjykata e Apelit vendosi të shtyjë seancën për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan më datën 9 prill në orën 12:30. Në këtë mënyrë do t’i lërë afat për t’i lënë afat për të rindërtuar skemës së krimit siç edhe u kërkua nga Gjykata e Apelit.

Ish-efektivi i repartit RENEA, Arbër Paplekaj, është shpallur fajtor për vrasjen e ish-simpatizantit të PS-së, Pjerin Xhuvani, si pasojë u dënua me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Juristi Romeo Kara deklaroi në “Tirana Live” në ABC News se do dalin të reja për vrasjen e kryer nga Paplekaj.


Ai ka theksuar askush nuk mund të vrasë dikë ditën e zgjedhjeve, prandaj votat duhet të numërohen nga votues të pavarur.

Sa i përket rolit të Gazmend Bardhit, juristi ka thënë se ai ka bërë një shkelje të tmerrshme dhe nuk është dënuar, madje ka lidhje gangsterët e Elbasanit të cilët kanë kërcënuar edhe gazetarët apo dhe kundërshtarë politikë.

“Për Gazment Bardhin, ai ka kopjuar forcat e Hitlerit dhe ka shkelur kushtetutën në të gjithë ligjet e Shqipërisë dhe habitem se si ky person nuk është marrë në ndjekje penale.

Ka bërë një shkelje të tmerrshme dhe ky person jo vetëm kaq, por me paratë e shqiptarët paguhet, edhe për të djegur parlamentin, por dhe për të ndikuar te figura e punonjësve të gardës, edhe për t’i mbajtur me shpresë gangsterët e Elbasanit të cilët kanë kërcënuar edhe gazetarët apo dhe kundërshtarë politikë, gangsterët që janë afër tij apo edhe brenda Partisë Demokratike.

Kam bindjen që do të kemi të reja në këtë proces. Duke u ndërtuar komplet ngjarja nga e para do të kemi të reja  nga ky proces. Si mund të bëhesh nxitës i një grupi të tillë. Këta janë vegla, koka është politike dhe u përzje në zgjedhje. Ky mekanizëm që është prekur që janë zgjedhjet e lira dhe mendohet se paska ikur koha dhe këta do e sjellin me dhunë e vrasje e gjak. Që këtu duhet të kemi një mekanizëm.

Kanë dalë dhe vetë dhe kanë mbrojtur njerëz. Madje, këta u gëzuan dhe duartrokitën për atë që u vranë atje, duke filluar nga Berisha dhe familjarët e tij. Ti nuk mund të vrasësh një person ditën e zgjedhjeve. E kemi deleguar vetë dhe duhet që të mësojmë që votën nuk mund ta numërojnë vetëm partitë e mëdha. Votën duhet ta numërojnë votues të pavarur”, tha ndër të tjera ai.




Skip to toolbar