Një ngjarje e rëndë ka tronditur Holandën. Një avokat holandez i angazhuar në një proces të trafikut të drogës është ekzekutuar me armë zjarri përpara derës së shtëpisë së tij në Amsterdam.
Krimi është, cilësuar nga policia vendase si “jashtëzakonisht brutal”. Derk Vierzum, 44 vjeç, ishte avokati i një dëshmitari në një çështje që ka si të pandehur anëtarët e një bande të dhunshme droge, të akuzuar për 5 vrasje të kryera në periudhën 2015-2017.
Avokati 44-vjeçar po mbronte ish-anëtarin e një bande të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, vëllai i të cilit u qëllua për vdekje vitin e kaluar.
Ndërkaq, 5 vrasjet e kryera në dy vjet në qytetet Utreht dhe Amsterdam i atribuohen një bande të njohur me pseudonimin “Mafia Marokene”, pasi anëtarët e saj janë me origjinë nga Maroku.