Elezi tallet me Bashën: Të ramë në qafë o Lyli, 30 qershori ishte profeci

POLITIKË


Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Ibsen Elezi, i cili ka qenë kritik i fortë ndaj Lulzim Bashës, ka reaguar me tallje ndaj tij, por edhe ndaj Monika Kryemadhit, duke e ngushëlluar se faji nuk është i tyre për humbjen e çdo pushteti, por që Rama ka marrë një parashikues të fortë si këshilltar, që është stërnipi i Nostradamus.

Ndërsa Elezi ironizon “filxhanin” e Monikës, që sipas tij e mori në qafë Ilir Metën, ashtu siç ka deklaruar gjatë gjithë fushatës Rama, ai kritikon Bashën dhe Kryemadhin se nuk morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, duke ia falur të gjitha bashkitë mazhorancës dhe që tashmë ka mbetur pa asnjë pushtet. Ndërkohë, ai u bën thirrje liderëve të opozitës që të ndryshojnë taktikë, pasi tashmë këto lëvizje të tyre ishin parashikuar nga Rama dhe që nuk dhanë asnjë efekt pozitiv për opozitën.


“Mona, kohët e reja kërkojnë armë të reja. Nuk pi më ujë filxhani i kafes, rrotullohu 2 herë, rrotullohu 3 herë se rrëzohet, more në qafe edhe Liken. Shoku Edi ka shkuar para, nga fallxhoret te një standard ma i naltë, profecitë. Sipas burimeve të përbrendshme, ka huazuar si blerje sezonale ‘Stërnipin’ e Nostradamus”, shprehet me sarkazëm Elezi në një reagim të tij në rrjetet sociale. Madje, ai ironizon Bashën edhe për tërheqjen nga 30 qershori, ku fillimisht deklaronte se populli nuk do të lejonte të kishte zgjedhje e pas qëndrimeve të forta të amerikanëve u tërhoq, ndërsa bashkitë po lëshohen pa rezistencë, duke e njohur përfundimisht 30 qershorin.

“Vrisja mendjen si i dolën parashikimet këtij, do fitoj Kukësin, do fitoj Shkodrën, do fitoj Lezhën, do i fitoj të gjitha, në 30 qershor do jenë zgjedhjet më të qeta që keni parë. Te ramë në qafë o Lyli, të ramë në qafë, po profecive s’ka ç’i bën Amerika e ne të hedhim fajin ty”, shprehet Elezi, i cili ka qenë një ndër kritikën e fortë të kreut të opozitës dhe që ka kërkuar largimin e tij nga drejtimi i PD. Më herët, Elezi është shprehur se dështimi i dorëzimit të mandateve së bashku me 10 protestat, si dhe shitja e 61 bashkive kërkon urgjent dorëheqjen e gjithë kupolës drejtuese aktuale dhe hapjen e një procesi të ri zgjedhor brenda PD-së.

"Sternipi" i Nostradamus !Mona kohet e reja kerkojne arme te reja. Nuk pi me uje filxhani kafes, rrotullohu 2 here…

Gepostet von Ibsen Elezi am Dienstag, 6. August 2019



Skip to toolbar